Oborri i xhamisë së madhe në Mitrovicë, sonte ishte i mbushur me besimtarë myslimanë.
Aty u shtrua iftar i madh, ku morën pjesë mbi 1100 persona.
Organizatorë të iftarit ishin BIK-u në Mitrovicë, ndërsa ushqimi ishte donacion i një organizate.
Theksojmë se aty mori pjesë edhe kryetari i BIK-ut në Mitrovicë, Enis Rama, i cili iu drejtua besimtarëve me një fjalë rasti.