Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, për hapjen e kufirit Kosovë-Shqipëri nga janari i 2019-ës.
Ai ka thënë se një deklaratë e tillë është papërgjegjësi nga Majko dhe se sipas tij rrezikon paqen në rajon, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.
Simiq ka thënë para reporterëve se paqja është duke u kërcënuar me heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare.