Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sipas parashikimeve, nga fundjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihet nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë priten edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende.

Me anë të një postimi në Facebook, IHMK thekson se pjesa perëndimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet shqiptare) parashihet të kenë më shumë reshje 100-150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50-70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deritanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, nuk parashihet të ketë përmbytje lumore.