Ilir Krasniqi është zyrtarizuar tek Kolos Kovalivka.
Teksa gjatë ditës së sotme ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas largimit nga klubi.
Ai ka falenderuar skuadrën llapjane për vitet që i ka kaluar me ta, teksa pati një falenderim të veçantë edhe për trajnerin, Tahir Batatina dhe “Legjendat”.
“Dua të falënderoj nga zemra klubin e Llapit për këto 3 vite e gjysmë të jashtëzakonshme. Një falënderim i veçantë trajnerit Tahir Batatina për besimin që më ka dhënë në çdo moment, presidentit Beqir Batatina, si dhe trajnerëve Blerim Bunjaku dhe Burim Shala. Bashkëlojtarëve për mbështetjen dhe miqësinë e tyre, dhe tifozëve të mrekullueshëm *LEGJENDAT* që gjithmonë më kanë bërë të ndihem i veçantë në çdo moment. Këto vite kanë qenë të mbushura me kujtime të paharrueshme dhe do të mbetem gjithmonë mirënjohës për këtë familje të madhe. Po largohem nga Llapi për të hapur një kapitull të ri në jetën time, por po marr me vete një bagazh të pasur përvojash dhe kujtime të bukura nga ky klub.
Faleminderit KF Llapi”, ka shkruar Ilir Krasniqi.
Krasniqi më parë ka qenë edhe pjesë e Fushë Kosovës.