Një vjedhje është kryer në xhaminë Hatunije në Prishtinë në ditën e dytë të Bajramit.
Imami Ramadan Avdullahu ka shpërndarë një video në Facebook në të cilën shihet një i ri duke vjedhur në xhami.
Ai ka shkruar se vjedhja ka ndodhur në xhaminë Hatunije në Prishtinë më 22 gusht 2018.
I riu arrin të marrë paratë nga një arkë që ishte e mbyllur, por të cilën e thyen me një mjet të fortë.
Vjedhje në Xhamin Hatunije në Prishtinë sot me 22.08.2018 Dite Bajrami Ndihma e juaj eshte qe ta Shperndani sa me shum
Publiée par Ramadan Avdullahu sur Mercredi 22 août 2018