Fundi i çdo gjëje që e merrnim për normale ka një ngazëllim serioz estetik. Rrugët janë të qeta dhe ende nën qiej të kthjellët. Një kalimtar i vetmuar hedh shikimin mbi një librari të braktisur.

Ndërtesat e zyrave, dikur vulgare, plotësojnë potencialin e tyre të vërtetë si prapavija për një ankth fantashkence, duke shëmbëllyer në xhama qytetin e zbrazur. Derisa nuk dua në asnjë mënyrë të zvogëloj tragjedinë që ka lënë mijëra të vdekur e do të vrasë edhe mijëra të tjerë, seç ka pasur një përftesë të frikshme: bukuria e fundbotshme e Britanisë së mbyllur, shkruan KOHA.

Bëj një udhëtim mes për mes rrugëve të qeta për ushtrimin tim të përditshëm dhe përballë ke pamje që fantashkenca ka harxhuar më shumë se një shekull për ta përgatitur për ne. Rruga kryesore është ashtu që ende qëndron nga mesi i saj, mes pëllumbave të ulur. Një rend dyqanesh të shtrenjta që të gjitha të mbyllura dhe një mesjavë e errët.

Skena të atilla të “The End” i janë vënë pas imagjinatës bashkëkohore prejse HG Wells përshkroi rrugët e braktisura të metropolit perandorak dhe Surreyn e shkretuar në “The War of the Worlds”. Të gjithë i kemi përthithur këto vegime të Britanisë së fundbotshme, brez pas brezi, nga “Survivors” në vitet ‘70 e deri te fotografia e shkrepur nga Danny Boyle nga një peizazh i vetmuar në filmin “28 Days Later”. Me siguri që jemi të falur për ndjenjën rrëqethëse të zilepsjes makabre kur shohim që të gjitha këto fantazi po bëhen të vërteta.

Mund të jetë më e shëndetshme të përbrendësojmë makthin sesa të bëhemi sikur jemi në njëfarë normaliteti të ri rehatie. Nuk jam aq i sigurt për “kulturën e mbylljes”. Është e gjitha aq pozitive dhe ndërsjelltazi mbështetëse. Le të gatuajmë, ushtrojmë e këndojmë. Por imagjinata është e ligë dhe ushqehet në hije.

Pozitiviteti është e kundërta e ndjeshmërisë. Esteti i shekullit të 18-të, Edmund Burke, shikonte çiltazi në shpirtin e tij dhe pranonte që, për të gjitha ngashnjimet e gjërave të bukura, ai më shumë tërhiqet prej pamjeve të trazuara – një natë thellësisht e errët, një fytyrë shkëmbi, një stuhi në det. Burke e quante apelin e tyre estetik si “sublime”. I thuaj një audience të mbledhur për të shikuar një shfaqje se një varje publike do të bëhet poshtë rrugës, thotë ai, dhe teatri do të zbrazet.