Gjatë ditës së sotme, është zhvilluar një takim mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Lidhur me këtë takim, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Ai ka pyetur se a do të vie Elezi, duke aluduar në ish-prokurorin Elez Blakaj.

Kjo pasi që në fushatën zgjedhore të vitit 2019, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se në momentin kur të vjen në pushtet, do të shkojë Aleksandër Lumezi, ndërsa në vend të tij do të vijë Elez Blakaj.“Me neve shkon Lumezi e vjen Elezi”, pati deklaruar Kurti.