Opinionisti, Imer Mushkolaj, thotë se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është vendosur gabimisht në pozitën të cilën e mban.
Mushkolaj ka kërkuar nga ai që të kthehet në Amerikë, aty ku ishte duke punuar si mjek para se të bëhej ministër i Shëndetësisë.
Kthimi i Latifit në Amerikë, sipas Mushkolajt, është veprim i mirë edhe për të edhe për qytetarët, për shkak që siç thotë ai: nuk po ia rrokë me menaxhim.
“Dmth. krejt problemet i kemi zgjidhë n’shëndetësi, veç hulumtimet shkencore po na mungojnë. Profë, të kanë vendosë n’vend t’gabuar. S’po ta rrokë me menaxhim. Kthehu n’Amerikë, sa ma shpejt aq ma mirë – edhe për ty, e sidomos për ne”, ka shkruar Mushkolaj.