Banorët e lagjes Nishefci të fshatit Ballofc të Podujevës janë ndër të vetmit e këtij fshati që nuk kanë asfalt, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse rruga që kalojnë çdo ditë nuk i ka më shumë se 1 kilometër, ata ankohen se zyrtarët komunalë të Podujevës kanë lidhur inat për të mos ua asfaltuar rrugën që kishte nisur në vitin 2013.
Në anën tjetër zyrtarët komunalë thonë se kjo rrugë është paraparë të asfaltohet në vitin 2017.
Të dy skajet e rrugës së lagjes Nishfeci të fshatit Ballofc të Podujevës janë të asfaltuara. Vetëm pjesa ku janë banorët, rreth 1 kilometër e gjatë, është pa asfalt. Banorët thonë se kështu u lanë qëllimisht nga zyrtarët komunalë të Podujevës.
Sipas tyre, komunarët kanë lidhur inat për të mos e përfunduar këtë projekt që kishte nisur në vitin 2013, për shkak se, siç thonë ata, një ish-banor i këtij fshati u ka thënë pushtetarëve se janë hajna. Përfaqësuesi i kësaj lagjeje, Salih Nishefci, thotë se vetë zyrtarët komunalë e kanë pranuar se kjo rrugë ishte paraparë të asfaltohet më herët, por që është shtyrë për vitin 2017.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)