Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar përhapjen e sëmundjes së quajtur ‘Lia e Majmunëve”, shtete të ndryshme në botë kanë ndezur alarmin e përhapjes së sëmundjes virale.
Më shumë se 100 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani. Disa raste janë identifikuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.
Më pak se këto shtete nuk është e rrezikuar as Kosova madje, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ditë më parë doli me një njoftim rreth kësaj sëmundje.
Në një intervistë infektologu Hamdi Ramadani tha se përhapja e kësaj sëmundje bëhet përmes pështymës dhe gjakut të njeriut të infektuar.
Kurse në momentin që një njeriu ka kontakt me kafshë të egra, brejtësit dhe majmunët, automatikisht është i rrezikuar.
“Shakatari i sëmundjes është një virus, prandaj quhet sëmundje virusale që kryesit kap, kryesisht kafshët e egra, brejtësit e majmunët. Normalisht në kontakt me këto kafshë njeriu që eksponohet para tyre e fiton edhe sëmundjen. Kurse përhapja e sëmundjes që është e rëndësishme për ta ditur bëhet me anën e infeksiozitetit apo pështymës së infektuar por edhe përmes gjakut të personit të infektuar mund të përhapet”, tha ai.
Temperaturë e lartë, ethe, dhimbje të muskujve, nyjeve, kokës dhe lodhje peramemte janë disa prej simptomave me të cilat manifestohet kjo sëmundje, njofton Ramadani.
Kurse simptomë tjetër me të cilën karakterizohet “Lia e Majmunëve”, është edhe skuqja e fytyrës dhe e duarve të ekspozuara.
“Bazuar në të dhënat e paraqitura nga autoritetet shëndetësore të vendeve, nga ku është shfaq por edhe ato të mëparshme. Simptomat e kësaj sëmundje janë: temperatura e cila është e lartë deri 39 gradë po ashtu fillojnë ethet, pastaj dridhjet, dhimbje të muskujve, të nyjeve, të kokës dhe përveç këtyre lodhja është një simptom permanent i sëmundjes, më vonë shfaqen edhe ajtje të nyjeve limfatike përkatëse, po ashtu sëmundja karakterizohet edhe me skuqje të fytyrës dhe të duarve ”, deklaroi Ramadani.
Kryetari i Infektologëve të Kosovës, vlerësoi e ata të cilët veç preken nga kjo sëmundje duhet të izolohen dhe të hospitalizohen për dhjetë ditë.
“Ecuria e sëmundjes shkon nga shtatë deri në dhjetë ditë e në rrallë deri në 14 ditë. Tash për tash sëmundja kalon pa ndonjë komplikim. Të sëmurët me ‘Linë e Mamujnëve’, rekomandohet të ndalen të izolohen dhe të hospitalizohen për shtatë ose dhjetë ditë shkak të kufizimit dhe përhapjes”, tha ai.
Se kjo sëmundje nuk kursen as moshë as gjini, e konfirmon edhe infektologu Ramdani.
Ai pohoi se në momentin që një njeri ka kontakt me personin e infektuar ose me kafshë është i rrezikuar.
“Kjo sëmundje nuk kursen ndonjë moshë. Është ajo që quhet ekspozim, njeriu kur i ekspozohet një infeksioziteti në afërsi të ngushtë, me personin e infektuar apo me kafshën e infektuar mundësia që të paraqitet sëmundja është e madhe. Pra kjo nuk dallon ndonjë moshë ose gjini të caktuar”, përfundoi ai.
Lia e Majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet edhe në rajone të tjera.
Ai është zbuluar për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prej nga ka edhe emrin.
Një rast i dyshimtë i lisë së majmunit është zbuluar edhe në Greqi. Rasti i parë i dyshimtë i lisë tek majmunët po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke. Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime. /Telegrafi/