Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se varianti indian i COVID-19 do të shfaqet edhe në Kosovë.
Ai thotë se duhet përpjekje e madhe e autoriteteve shëndetësore që ta sigurojë vaksinën në mënyrë që atë ta marrin mbi 300 mijë persona.
“Rreziku potencial për një variant të ri në Kosovë dhe për një valë të re ekziston nëse së shpejti nuk sigurojmë një sasi të konsiderueshme të vaksinave dhe mendoj të vaksinohen 300 mijë e më tepër njerëz për një periudhë të shkurtër. Variant Indian është në prej varianteve në vazhdën e shumë varianteve të cilat kanë qarkulluar në botë”.
“Me siguri që herët a vonë do të vijë edhe në Kosovë. Tashmë disa mostra të këtij variant janë identifikuar në Britani të Madhe. Prej atje ashtu siç ka ardhur variant britanik do të vije edhe varianti indian dhe mu për këtë arsye ndikohet një përpjekje e madhe e autoriteteve shëndetësore që të sigurojmë vaksinën. Pavarësisht atyre mutacioneve që po shkaktojnë këto variante sërish vaksinat që të gjitha pa përjashtim po tregojnë që janë efikase në parandalimin e infeksioneve duke përfshirë edhe variantin indian”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, është normale që pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 të ketë zvogëlim, mirëpo kjo sipas tij, nuk po ndodh si shkak i numrit të vogël të testimeve.
Tutje, ai tha se të gjitha vaksinat kanë vërtetuar se janë 100% efikase në parandalimin e Covid-19.
“Mendoj që është ecuri normale e valës së tretë të pandemisë Covid-19 në Kosovë. Ne e kishim kulmin e rasteve para një muaji e më tepër dhe është plotësisht normale që pas rritjes së kulmit të një vale atëherë fillojnë rastet që të zvogëlohen prandaj nuk është fjala për mos testim është fjala për ecurinë plotësisht normale të pandemisë e cila do të rezultojë me rënie të numrit për një kohë”.
“Çdo rast i ri i hospitalizimit, që përfundon me vdekje mund t’i atribuohet në një mënyrë indirektet mosvaksinimi i popullatë. Meqenëse të gjitha vaksinat pa përjashtim kanë vërtetuar se janë 100% efikase në parandalimin e hospitalizimit të njerëzve që infektohen dhe në parandalimin e rasteve të vdekjes. Prandaj çdo rast tashmë kur janë në dispozicion vaksinat në mbarë botën në një mënyrë janë pasojë e mosvaksinimit të popullatës”, shtoi ai.
Ai tha se është fenomen jashtëzakonisht shqetësuese hezitimi i personelit shëndetësor për tu vaksinuar sepse çdo mjek duhet ta kuptojë se nuk mundësi që pandemia të luftohet ndryshe.
Madje ai ka bërë apel që të vaksinohet të gjithë pa përjashtim, raporton EO.
“Është një fenomen jashtëzakonshmit shqetësues. I kemi dy elemente këto që kërkojnë një studim dhe kërkojnë një analizë. Së pari patëm rastin e hezitimit të personelit shëndetësor që të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca duke e pritur vaksinën Pfizer gjë që mendoj që nuk ka qenë e ndershme meqenëse përmes asaj mjekët kanë dhënë një mesazh të keq për një vaksinë e cila në bazë të të gjitha studimeve është vërtetuar që është efikase dhe shumë e lirë sesa Pfizer”.
“Jam jashtëzakonshmit i shqetësuar për një gjë të tillë dhe me këtë i bëjë apel edhe punëtorëve shëndetësor por edhe popullatës që në momentin kur tu jepet shanse për tu vaksinuar ta bëjnë atë pa asnjë hezitim meqenëse nuk ka asnjë rrezik të vetëm nga vaksinimi. Ndoshta edhe mundësia e rrjeteve sociale dhe mundësia çdo kush të japë çfarëdo lloj mendimi ka ndikuar në këtë por që të gjithë edhe mediet, edhe punëtorët shëndetësor duhet që të bëjnë përpjekje që ta tejkalojnë këtë hezitim në mënyrë që popullata të vaksinohet në momentin që do t’i kemi këto vaksina”, shtoi Tolaj.