Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se lidhur me vrasjen që ndodhi në rrugën e Xhamisë në Podujevë më 7 shkurt, gjatë ekzaminimit që është bërë dje në një veturë pronë e një mashkulli K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikator me dy fishekë cal.7.62mm, si dhe një shkop bejsbolli.

Nga vrasja që ndodhi ditë më parë në Podujevë, mbeti i vdekur një 25-vjeçar, një i plagosur dhe dy të arrestuar./Llapi.info