Iniciativa e Pavarur e të Verbërve kanë parlajmëruar organizimin e një proteste ditën e nesërme pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Të pa kënaqur nga mos zbatimi i Ligjit për Persona me Aftësi të Kufizuara, veqanërisht Ligjit për të Verbër, ata kanë vendosur të protestojnë deri në realizimin e qëllimit të tyre.
Kërkesa e tyre kryesore zbatim ligji sipas të cilit u garantohet vend pune dhe trajtim i dinjitetshëm në tregun e punës.
Kjo do të jetë protesta e tretë me radhë e organizuar nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve.
Protesta e paralajmëruar për nesër nis në ora 12:00, ndërsa, mbledhja e protestuesve do të bëhet nga ora 10:30 deri 11:30, para Bibliotekës Kombëtare.