Iniciativa Vullnetare “RB” nga Podujeva ka pritur dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, fituesen e Medaljes së Artë në Lojrat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, transmeton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur në përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj iniciative në rrjetin social Facebook.
Po ju sjellim të plotë postimin e Iniciativës Vullnetre “RB”:
“Në pritje të Majlinda Kelmendi ,Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, ishin edhe antaret e Iniciatives Vullnetare “RB”,dhe Kryetari i saj, z.Reshat Blakçori.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Driton Kuka janë pritur të dielën në Airoportin Ndërkombëtar të Prishtinës me një ceremoni shtetërore pas suksesit të madh të shënuar në në Lojërat Olimpike, ku Majlinda Kelmendi bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Ata janë pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror dhe qytetarë të shumtë e që në mesin e tyre ishin edhe anëtarët e Iniciatives Vullnetare “RB”,dhe Kryetari i saj,por në pritje ishte edhe Uragani shqiptar Fituesi i titullit të kampionit të Evropës në versionin ËBU (Ëorld Boxing Union) ,Tefik Bajrami.
Kryeministri Mustafa, u shpreh se medalja e Majlindës është një dhuratë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Kemi kënaqësinë e veçantë që të presim Majlinda Kelmendin.Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, si rezultat i punës së tyre dhe unë i falënderoj për këtë fitore, për këtë dhuratë që ia kanë bërë Kosovës”, u shpreh Kryeministri Mustafa .
Fituesja e medaljes së artë, Majlinda Kelmendi u shpreh duke thënë se është shumë e lumtur për këtë sukses dhe ndjehet mjaftë krenare,pasi që shumë shtete kanë ëndërruar të arrijnë këtë sukses.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Driton Kuka,dhe ekipi i tyre me autobus të hapur kaloi nëpër sheshet e kryeqytetit, të cilën e prisnin qindra qytetarë të Kosovës.”