Andres Iniesta e ka konfirmuar që do të largohet nga Barcelona në fund të këtij stinori, duke i dhënë fund një karriere 22 vjeçare te klubi katalunas.
Gjatë një konference për shtyp, Iniesta e bëri të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga La Liga, dhe pritet që t’i bashkohet klubit kinez, Chingqing Dangdai.
“Ky është sezoni im i fundit këtu”, tha Iniesta.
“Kam menduar për këtë vendim që një kohë të gjatë. Për mua, Barça është klubi më i mirë në botë – ky klub më ka dhënë gjithçka”.
“Ishte një ditë shumë e vështirë për mua, që të jem këtu dhe të them lamtumirë kur e kam kaluar tërë jetën time këtu te Barcelona. Një hise e madhe e asaj që jam, është falë Barceonës dhe La Masia-s – jam shumë falënderues ndaj tyre.
“Krejt Cule-ve, që më kanë parë tek rritem si lojtar, dhe që më kanë shoqëruar në kohëra të mira dhe të këqija, faleminderit”.