Drejtoria e Inspeksionit pas largimit të shitësve të pemëve dhe perimeve nëpër trotuare, tash ka kërkuar edhe nga shitësit e drunjve që t’i lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike të Podujevës, njofton Llapi.info
Përmes një njoftimi të lëshuar nga komuna thuhet se të gjithë shitësit e druve duhet të barten në Tregun e Druve që gjendet afër Tregut të Kafshëve.
“Njoftohen të gjithë shitësit e druve dhe produkteve të ndryshme nga druri, duhet t’i lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike dhe të shfrytëzojnë Tregun e Druve që gjendet afër Tregut të Kafshëve në Podujevë, më së largu deri më 04.07.2019. Ndaj tyre që pas kësaj date hasen duke shitur produktet drusore jashtë Tregut të Druve do të ndërmerren masat përkatëse ligjore, konfiskim i mallrave dhe inicimi i procedurave gjyqësore” thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se komuna nuk do të mbaj përgjegjësi në rast të konfiskimit të mallrave të ekspozuara në hapësirat publike./Llapi.info