Tregu i Druve në Podujevë ka qenë dje cak i Inspektoratit të Bujqësisë dhe Policisë së Kosovës, raporton Llapi.info.

Në këtë treg qytetarëve në Podujevë ua janë konfiskuar traktorët e ngarkuar me dru.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, 8 traktorë janë konfiskuar.

Mirëpo, sipas dëshmitarëve, konfiskimi i tyre është bërë pasi u është skaduar leja e transportit.

Kjo ka ngjallur reagime te pronarët e tyre, pasi që siç thonë ata, nga shitja e tyre sigurojnë mbijetesën.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës./Llapi.info