Instituti për mbrojtjen e monumenteve kulturore, i ka lejuar një biznesi që të operojë brenda Kalasë së qytetit të Vushtrrisë.

Me këtë gjë nuk po pajtohet kryetari i Komunës. Sipas tij, një gjë e tillë do ta degradojë këtë monument, i cili figuron në listën e trashëgimisë kulturore.