Fillimisht u njoftua se Instagram po ndërtonte një integrim GIPHY në Janar.
Një GIF racist u shfaq në bibliotekën e GIPHY në fillim të këtij muaji, duke bërë që Instagram dhe Snapchat të heqin integrimet e tyre të GIPHY.

Tani Instagram po e riaktivizon këtë opsion pasi GIPHY ka konfirmuar që ka shqyrtuar katër herë bibliotekën e saj GIF dhe do të shqyrtojë paraprakisht çdo GIF të ri që shton. Snapchat tha se për momentin nuk kishte asnjë koment lidhur me faktin nëse do të riaktivizojë GIPHY.

“Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me GIPHY gjatë gjithë këtij procesi dhe jemi të sigurt se ata kanë vendosur masa për të siguruar që përdoruesit e Instagram të kenë një përvojë sa më të mirë”, tha një zëdhënës i Instagram. GIPHY tha në një deklaratë se “Për këdo që është prekur: na vjen keq.

Ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë ngjarje të fundit dhe në asnjë rrethanë GIPHY nuk pohon ose mbështet këtë lloj përmbajtjeje. Ne gjithashtu kemi përfunduar një hetim të plotë në sistemet dhe proceset e moderacioneve të përmbajtjes sonë dhe kemi bërë ndryshime specifike në procesin tonë për të siguruar që kjo gjë të mos ndodhë më.”

Fillimisht u njoftua se Instagram po ndërtonte një integrim GIPHY në Janar, përpara se të lançohej një javë më vonë dhe më pas Snapchat shtoi një funksion të ngjashëm në Shkurt. Por nuk zgjati shumë përpara se gjërat të merrnin për keq. Rreth 8 Marsit,fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar ,nisi një përplasje racore e nxitur nga shfaqja e këtij GIF.

Kur u pyetën, Snapchat deklaroi: ” Ne kemi hequr GIPHY nga aplikacioni ynë derisa të mund të sigurohemi se kjo nuk do të ndodhë më. ”

Ndërsa Instagram nuk ishte në dijeni se GIF raciste ishte në dispozicion në integrimin e saj GIPHY deri sa u informua dhe ajo që pasoi ishte një mbyllje e funksionit brenda një ore. Një zëdhënës i Instagram tha se kjo lloj përmbajtjeje nuk kishte vend në Instagram.

Pas 12 orësh heshtjeje, GIPHY u përgjigj mëngjesin e ardhshëm, duke na thënë se ky incident kishte ardhur si pasojë e një gabimi në filtrat e moderimit të përmbajtjes.

Duke ditur që Instagram dhe Snapchat garojnë për përdoruesit anembanë botës, ata do të duhet të peshojnë rreziqet dhe përfitimet e lejimit të zhvilluesve në mjedisin e tyre.