Rreth 34-35 xhami (duke përfshirë edhe ato që janë në ndërtim e sipër) në qytetin e Podujevës nuk kanë buxhet as nga Bashkësia Islame, as nga Kuvendi Komunal e as nga nivelet më të larta të qeverisë, njofton Llapi.info.
Kështu është shprehur imami i Xhamisë në Qendër të Podujevës, Idriz Bilalli, i cili ka thënë se në këtë mënyrë është e vështirë me mbijetu si institucione, pasi që njerëzit e vetëm që kontribojnë në buxhetin e Xhamisë janë qytetarët bamirës.
“ Njerëzit që na ndihmojnë janë njerëz bamirës që vijnë në Xhami për ti kryer detyrat dhe obligimet fetare “, u shpreh Bilalli.
Në gjendje jo të mirë në këtë Xhami është pjesa ku merret abdesi. I pyetur nga Llapi.info se kur është rregulluar për herë të fundit kjo pjesë, Imami u përgjigj se rinovimi i fundit është bërë para 5-6 viteve.
Kjo pjesë ka arritur në këtë gjendje pasi që numri i njerëzve që kryejnë shërbime aty është i konsiderueshëm, ku dhe për këtë arsye mirëmbajtja është e vështirë.
“Xhamia është e hapur nga mëngjesi deri në kohën e jacisë dhe brenda 24 orëve hyjnë e dalin rreth 1000 njerëz, jo vetëm ata që vinë të falen por edhe qytetarët e tjerë” tha Imami.
Ai përfundoi se një gjendje e tillë është krejt normale, pasi Xhamia nuk ka buxhet për të rregulluar këtë pjesë e as për të angazhuar një person që me qenë nonstop në mirëmbajtje të pastërtisë./Llapi.info./