Pritet që këtë vikend ndeshja mes Interit e Juventusit të thyejë rekorde pasi 10 mijë tifozë mysafirë pritet të jenë në “San Siro”.
Ndeshja mes Interit dhe Juventusit është shumë e rëndësishme për dyja skuadrat, njëra po lufton për një vend në Champions League, kurse Zonja e vjetër për të qëndruar një pikë para Napolit në luftën për titull, njofton Express.
Sipas “Corriere dello Sport”, rreth 10 mijë tifozë pritet të udhëtojnë në Milano, që është ndeshje shumë vendimtare për Juven, teksa kjo mund të jetë sfida e fundit e Gianluigi Buffonit në “San Siro”.