Me kohë ka nisur votimi nëpër të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, edhe interesimi i qytetarëve llapjanë nuk është i vogël qysh në orët e para kur edhe janë hapur kutitë e votimit.

E këtë mëngjes është parë edhe respektim i masave anti-covid, ndërkohë që edhe forca të shumta policore janë parë rrugëve të qytetit. Në pamjet që ka siguruar Llapi.info shihet se ka votues të shumtë në qendrën më të madhe të votimit, në atë të shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”.

Gjatë zgjedhjeve që po mbahen sot, në Podujevë janë duke garuar tre kandidatë për kryetarë, Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Naim Fetahu nga PDK. Të drejtë vote në këtë komunë kanë mbi 87 mijë qytetarë./Llapi.info

No description available.
No description available.