Supermarketi “Interex” në Podujevë ka manipuluar me zbritjen e çmimeve të produkteve që shiten në këtë supermarket. Një gjë e tillë, është parë tek një produkt, biskota, çmimi i të cilit tregonte një zbritje prej 1.69 euro në 1.49 euro. Por, kjo zbritje nuk ka qenë e vlefshme edhe te arka, pasi konsumatori që ka blerë produktin në fjalë ka paguar çmimin prej 1.69 euro, gjë e cila mund të shihet edhe në faturën e lëshuar nga supermarketi “Interex”.
Ky manipulim me “zbritje” të çmimit në këtë produkt ka ndodhur dje. Ndërsa, faturën në redaksi të portalit Llapi.info e ka dërguar konsumatori i cili ka rënë pre e këtij manipulimi./Llapi.info