Beogradi zyrtar ka njoftuar se investimet e paralajmëruara në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë do të orientohen në gjallërimin e kapaciteteve ekzistuese industriale.

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të investohet në ndërmarrjet “Petoletka” në Leposaviq, “Lola” në Leshak dhe “Simpo” u Zubinom Potok.

“Qëllimi ynë është që të investojmë shumë mjete në institucionet tona në Kosovë, para së gjithash në sistemin shëndetësor, sepse në këtë mënyrë e manifestojmë praninë dhe fuqinë e Serbisë”, ka thënë për “kurir” Gjuriq.

Ai ka vlerësuar se në Prishtinë është mënjanuar tema e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhje se kjo , sipas tij, nuk është e rastësishme.

“Shteti ynë nuk do të heqë dorë nga hetimet dhe as nga insistimi për përfshirjen e drejtpërdrejtë të faktorëve nga bashkësia ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjes”, ka thënë Gjuriq.