Qindra mijëra euro ndahen për rregullimin e shtratit të lumit Llap nga Komuna e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Hiç më larg se para dy muajve, kjo komunë ka nënshkruar kontratë për pastrimin dhe zgjerimin e lumi Llap nga qyteti deri në fshatin Repë. E sipas kontratës, komuna ka ndarë rreth 48 mijë euro.

Përderisa Komuna e cila udhëhiqet nga Agim Veliu, ndan mijëra euro për këtë lumë, i njëjti është duke vazhduar të qëndrojë në gjendje të mjerueshme.

Përveç mbeturinave ku një pjesë të fajit e kanë edhe vetë banorët për hedhjen vend e pa vend, barishtet gati një metër kanë kapluar simbolin e Podujevës, gjë kjo që dëshmon mos mirëmbajtjen siç duhet të këtij lumi në qendër të qytetit. Gjithçka është zbuluar pas rënies së nivelit të ujit, teksa deri tash askush nuk është duke u marrë me të.

Kujtojmë, pak muaj më parë, Komuna e Podujevës ka përfituar 150 mijë euro për vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit Llap nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë./Llapi.info

Foto e realizuar kohe me pare