Shefi i Gardë Revolucionare të Irani, tha se vendi i tij do të shkatërrojë anijet luftarake amerikane që kërcënojnë sigurinë e anijeve iraniane në Gjirin Persik, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të sulmonte çdo anije iraniane që kërcënon Marinën amerikane.
“Unë kam urdhëruar forcat tona detare që të shkatërrojnë të gjitha forcat terroriste amerikane në Gjirin Persik që kërcënojnë sigurinë e ushtrisë iraniane dhe të gjitha anijeve të tjera”, tha gjenerali Hosseyn Salami, shkruan NY Post.
“Siguria e Gjirit Persik është pjesë e përparësive strategjike të Iranit”, shtoi ai.
Trump tha të mërkurën se ai i kishte urdhëruar marinën amerikane që të shkatërronte çdo anije iraniane që i ngacmon ata në det, por më vonë tha se nuk po ndryshonte rregullat ushtarake të operimit.
Në fillim të këtij muaji, Ushtria amerikane njoftoi se 11 anije të Gardës Revolucionare iraniane ishin afruar disa herë me anije luftarake amerikane në Gjirin Persik në një mënyrë “të rrezikshme dhe shqetësuese”.