Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është diskutuar për presidentin, pas takimit me grupin parlamentar të LDK-së brenda hapësirës së Kuvendit të Kosovës.
Mustafa tha se në takim nuk u diskutua për presidentin porse për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, ndërsa ka shtuar se nevojitet marrëveshje për presidentin që siguron shumicëne votave në Kuvend.
Ai tha se nuk po diskutojnë tani me PDK-në për koalicion, sepse sipas tij, tani është situatë e rëndë pas ngjarjeve të fundit.
“Pavarësisht kush kë e ka përkrahë, jemi në situatë që presidentin e kemi në Hagë, kemi dy ish-kryeparlamentarë atje dhe një kryetar të grupit parlamentar në Hagë. Nuk është situatë që duhet ta ketë brengën dhe vëmendjen tonë”, ka thënë ai.