Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka lënë pa kujtuar kontributin e madh të Hilmi Haradinajt për lirinë e Kosovës.
Mustafa, madje me theks të veçantë ka thënë se baca Hilmi ia ka dhënë Kosovës dy djemtë e tij, Shkëlzenin e Luanin.
Më poshtë gjeni komentin e tij të plotë:
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi Haradinaj.
Baca Hilmi dhe Familja Haradinaj i dhanë lirisë së Kosovës dy prej heronjve më të shquar, Shkëlzen e Luan Haradinaj, dhe luftëtarë të tjerë të dalluar në luftën çlirimtare.
Shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Atdheut.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Isa Mustafa