Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ka vizituar Podujevën ku ka takuar kandidatin e partisë për kryetar të komunës, Nexhmi Rudarin.

Këtë të diel do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Në postimin e tij në Facebook, Mustafa ika kushtuar vëmendje një incidenti që ka ndodhur mes simpatizuesve të LDK-së dhe VV-së në qendër të Podujevës, për të cilin ka fajësuar simpatizuesit e partisë rivale.

“Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë  ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik  nuk  janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na kthejnë mbrapa”, ka shkruar Mustafa.

Tutje kryetari i LDK-së ka shkruar se “qytetarët e Llapit çdo herë kanë qenë besnikë ndaj LDK-së” ndërsa e ka përshkruar kandidatin e LDK-së për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari si “person të mençur dhe të urtë”