Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevës sot shënoi 26 vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast është organizuar një manifestim për nder të kësaj dite, raporton Llapi.info.
Mirëpo në këtë manifestim nuk ishte i pranishëm Kryetari i LDK njëherësh edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Në emër të tij, të pranishmit i përshendeti Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh edhe Kryetari i Komunës, Agim Veliu që arsyetoi mungesën e Mustafës duke thënë se mungoj për shkak të agjendës shtetrore.
Ndër të tjera, Veliu pasi që uroi të pranishmit për përvjetorinë e LDK-së në Podujevë ai foli edhe për projektet që do t’i realizoj Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Qeverinë.
“Përveç projekteve nga buxhetit i Komunës këtë vit nis ndërtimi i magjistrales Podujevë- Prishtinë me katër korsi , udhë e nyje kyçe, po ashtu edhe mbi 1 milion e 200 mijë euro vepra të tjera infrastrukturore, sportive kulturore e rrugore.”- shtoi ndër të Veliu.
Përpos Veliut në këtë manifestim foli edhe nënkryetar i LDK-së Haki Rugova i cili ndër të tjera tha se në të gjitha periudhat LDK-ja ka qenë partia më e atakuar më e sulmuar për qëllime të caktuara, mirëpo ai shpreh bindjen që LDK-ja gjithmonë do të ekzistojë.
Rugova tha se:“Ne jemi një parti që shpeshherë për disa interesa më madhore sidomos në interesat e krijimit të shtetit dhe institucioneve shtetërore i kemi bo zarar kapak edhe vetvetes të vetëdijshëm për një vizion më të qartë se nuk është lehtë të krijohet shteti”.
Në një manifestim të tillë ishte e pamundur që të mos përmendet figura e presidentit Rugova. Kyetari Veliu pasi që çmoj lart punën dhe kontributin e Presidentit Rugova tha gjithashtu se:
“Presidenti Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës janë vlera demokratike kombëtare, ato janë dhe mbeten përherë në saje të besimit, investimit dhe përkushtimit tonë të lirë për qytetari, demokraci perëndimore dhe progres social”.
Në këtë tubim përveç strukturave të partisë dhe qytetarëve simpatizant të LDK-së morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së –Ismet Beqiri, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës- Skender Hyseni , deputetja Doruntinë Maloku, deputeti Shpejtim Bulliqi e figurta të tjera të rëndësishme të LDK-së. /Llapi.info