Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Bashkimi Europian po tregon racizëm sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Është një racizëm i paparë që s’i ka ngjarë asnjë populli, asnjë shteti. Kjo me çështjen e liberalizimit të vizave kalon çdo masë,” – u shpreh Cufaj.
Ai tha se reagimi i çdo shtetasi të Kosovës dhe të Shqipërisë është mëse i kuptueshëm në këto kushte.
Sipas Cufajt askush nuk flet hapur për këtë çështje, por nëse e sheh në thellësi është e qartë se ka racizëm në këtë çështje.