Reinhard Butikofer, e ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore.

Ai i cilësoi gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës.

Ish deputeti gjerman nga radhët e të gjelbërve, tha se është inkurajuese pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Forumin e Varshavës, me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

“Për të ftuar Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është QUINT-i në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”.