Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kërkuar që të pezullohet ora policore gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas Kadaj-Bujupit, agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00 që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji.

“Ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës. Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e sic po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.