Ish-kampioni i garave me motorë vendosi një tjetër rekord shpejtësie, këtë herë me anë të një traktori.

Mjeti 5 tonësh i pajisur me një motor prej 1 mijë kuajsh fuqi arriti të nxjerrë 217 km/orë në fushën e aviacionit në Elvington afër New Yorkut, transmeton Koha Jonë raportimin e mediave të huaja.

Guy Martin theu rekordin e tij të mëparshëm prej 166 km/h të cilin e vendosi në qershor të këtij viti.

Inxhinierë të skuadrës Williams në Formula 1 arritën që të modifikojnë trupin e traktorit duke sjellë një model më aerodinamik.

Nuk është hera e parë që Martin futet në rekorded Guinness pasi ai theu rekordin në pistën “Wall of Death” ku thyu rekordin prej 113 km/h duke ecur horizonalisht në një mur.

Ai vendosi një rekord tjetër, por këtë herë në një slitë që rrëshqet në kodrën me dëborë.

Martin arrin të vendosë një rekord prej 134 km/h.