Ish-kreu i FSK-së, Kadri Kastrati ka marr ftesën sot nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar, transmeton Llapi.info.
Kastrati këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, ku tha se ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit nëntor/2019.
“Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe familjar, Për hirë të informinit të drejtë ju njoftoj se, kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë. Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar ai.
Kastrati është oficer i karrierës dhe ka punuar në detyra të ndryshme. Në vitet 1998 – 1999, gjatë luftës, ka qenë zëvendëskomandant në Zonën Operative të Llapit.
Ndryshe, gjatë ditë së sotme është bërë e ditur se edhe ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Sali Mustafa ka marrë ftesë nga kjo gjykatë./Llapi.info