Sot, në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Podujevës, është përuruar memoriali “Shqiponja”, që është vendosur pak kilometra larg pikës kufitare me Serbinë, njofton Llapi.info

Iniciuesi për vendosjen e këtij memoriali ka qenë e Florent Hasanit, i cili është edhe këshilltari i VV-së në Komunën e Podujevës, ndërsa investitori është axha i tij, Muhamet Hasani.

Me rastin e përurimit, donatori Muhamet Hasani, ka thënë se simboli i përuruar sot ka vlerë të madhe.

“Më së pakti katër muaj na u është dashur me marrë leje prej Ministrisë së Infrastrukturës, pastaj edhe një muaj në ndërtim. Këtë ia kam dedikuar popullit, për mua është vlerë e madhe. Ka qenë e financuar nga unë”, ka deklaruar për medie Muhamet Hasani.

Në përurimin e këtij memoriali ka marrë pjesë edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa, i cili tha se nuk ka ndjesi më të mirë sesa kur nën intonimin e himnit kombëtar me të cilin e kanë përfunduar luftën e UÇK-së të gjenden para monumentit të “Shqiponjës”.

“Në fund shekullin e kaluar Zoti dhuroi për shqiptarët tri shkronjat e arta, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Të gjithë të mbledhur tok rreth saj, kush me armë e kush me ndihmë, ne nuk lejuam ndarjen në atë kohë, nuk lejojmë as sot në rrugëtimin tonë për liri. UÇK në fundshekull ka hapur rrugën për jetë, për liri më të mirë, ka pru rreth vetës aleat më të qytetëruar të botës mbarë përtej bashkimit kombëtar, gjithë bota mbarë u vu në shërbim të kauzës sonë, të lirisë sonë të shqiptarëve. Po jetojmë në dekadën e parë të shekullit 21, shekulli 21 dekada e parë do të jetë fundi i armiqësive të shqiptarëve me shtete në rajon dhe të përkrahur edhe bashkërisht me NATO-në, ShBA-të dhe shtetet miqësore ne do të ndërtojmë një strategji të re e cila do të ndërtojë miqësi me të gjitha shtetet përreth. Kjo shqiponjë që sot do ta zbulojmë do të fluturojë e lirë, do të rrugëtojë e lirë bashkë me ne”, tha Mustafa./Llapi.info

Pak kilometra larg kufirit me Serbinë, zbulohet shqiponja gjigande në Podujevë

Gepostet von Llapi.info am Mittwoch, 19. Juni 2019