Ish kryeshefi i PTK-së Shyqeri Haxha ka raportuar sot para komisionit hetimor të PTK-së.
Ai ka akuzuar deputeten e PDK Blerta Deliu se i kishte kërkuar që ta punësoj dikë.

“Blerta Deliu ju më keni thënë që ta punësoj dikë në punë”, tha ai.

Për këtë ka reaguar deputetja Deliu. “Kurrë në jetë nuk kam kërkuar punësim për dikë”, tha ajo.

Haxha ka treguar se edhe ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku i kishte dërguar persona për t’i punësuar duke e shantazhuar se nëse nuk ndodh kjo do të thonë se vëllai i Shyqeri Haxhës, Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor i kombit.

“Dy persona m’i ka dërguar Bajram Mulaku nga Vushtrria. Më kanë thënë që nëse nuk punësohen, do të themi se Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor. Qata nuk janë punësuar”, tha ai.

Sa i përket punësimeve në PTK Haxha ka thënë se ka punësuar vetëm tre persona.

“Janë tri persona që i kam punësuar, e kam punësuar dikë që, e kam punësuar një nënë të Gjakovës Ferdonije Qerkezin, ajo e ka sjell një grua në PTK në vitin 2010 dhe ka thënë, e kam punësuar një grua të Drenicës që iu kishin vra 4 vëllezërit”, tha ai.