Ish-ushtarë të UÇK-së që shërbyen në Zonën Operative të Llapit po e cilësojnë skandaloz veprimin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili i ndau dekoratë edhe Ismail Sejdiut.
Këta ish-ushtarë thonë se Sejdiu nuk ka kontribuar asnjëherë në luftë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq zyrtarë brenda Presidencës i kanë thënë televizionit se dekoratat janë vlerësuar fillimisht nga komisioni dhe se kushdo nga bashkëluftëtarët e Zahir Pajazitit është i mirëpritur të bëjë kërkesë në presidencë për këtë.