OVL-UÇK në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagë minimale, nesër (e enjte) do të mbajnë protestë në Prishtinë me fillim në ora 9:30.
Përkundër shumë përkrahësve të kësaj proteste dhe kërkesës për përfshirjen e veteranëve në ligjin për pagë minimale, një ish-ushtar i UÇK-së thotë se është kundër rritjes së pagës për veteranët.
Ish luftëtari i Brigadës 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, ka thënë se si veteran i luftës dhe me problem shëndetësore mezi ia del të mbijetojë me 170 euro, por prapë kundërshton rritjen e pensionit.
“Unë si veteran i luftës edhe pse menzi ia dal të mbijetoj me 170€ plus kam probleme shëndetësore, prapë jam kundër rritjes së pagave për veteranët e luftës”, ka shkruar Krasniqi.
Ai thotë se veteranët nuk kanë luftuar për t’u shpërblyer por për lirinë e vendit.
“Veteranët që kane luftu me shpirt e me zemër, për ta pasuri dhe çmim me të shtrenjtë sesa liria nuk ka.
“Sot më vjen turp kur i shof disa veteranë duke kërku me ua rrit pensionet e me rëndu buxhetin e varfër të shtetit tonë, kur në lufte kemi qenë në gjendje me jap edhe jetën për këtë shtet”, ka shkruar tutje ai. /Reporteri.net/.
Postimi i tij: