Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë po interviston dëshmitarin e radhës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Prokurori i rastit, Matthew Howling, ka prezantuar dëshmitarin i cili po intervistohet në seancë të mbyllur, shkruan Insajderi.

Howling para intervistimit ka thënë se dëshmitari është ish pjesëtar i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut.

“Dëshmitari i radhës është një ish-anëtar i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut. Ai do të japë dëshmi lidhur me veprimtaritë gjatë luftës dhe strukturës së komandës në këtë brigadë”, ka deklaruar ai.

Seanca po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun, teksa dëshmitari po intervistohet nga Prokuroria në Hagë.