Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar pas vdekjes së Fadil Vokrrit, përmes një statusi në Facebook.
“Legjendat nuk vdesin”, është fillimi i shkrimit të Sejdiut për Vokrrin.
“Lajm i hidhur per te gjithë: vdes Fadil Vokrri – legjendë e futbollit shqiptar. Humbje e madhe për futbollin e Kosovës, dhembje në shpirt për gjithë ata që e njohën këtu dhe gjithë skajet e globit”, ka shkruar ai.
Sejdiu ka thënë se Vokrri ishte themelues dhe legjendë e futbollit modern. “I tillë mbeti – gjithmonë energji e pashterrshme. U shndërrua në legjendë mes të gjallëve”.
Prehu i qetë mik i dashur – legjendat nuk vdesin!