Ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë vizituar sot Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”në Podujevë, ku bashkë më nxënësit e kësaj shkolle diskutuan për barazinë gjinore, njofton Llapi.info.
Kryetari Bulliqi e falënderoi ish Presidentën Jahjaga për iniciativën e saj për të diskutuar me të rinjtë llapjanë, për sfidat dhe vështërsitë që ata përballen që nga shkollimi, orientimi ne karrierë dhe tregu i punës dhe tha që secila nismë që ndihmon këta të rinj do ta ketë mbështetjen e plotë të Komunës së Podujevës.
Ish presidentja Jahjaga në fjalën e saj falënderoi udhëheqjen e shkollës për organizimin dhe u shpreh e lumtur që sot po qëndron në Podujevë për të diskutuar me nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”
“Unë jam e lumtur që jam këtu në mesin tuaj, pres nga ju të bisedojmë hapur për sfidat dhe vështirërsitë tuaja, sepse ju jeni në një moshë e cila karakterizohet me vendime të rëndësishme si në perspektivë dhe në zgjedhje për avancim në karrierë. Orientimi dhe investimi në veten tuaj i përkasin kohës tuaj, kohë në të cilën ka ndryshime në jetë” tha ish Presidentja Jahjaga.
Me tej ish Presidnetja Jahjaga shpalosi dhe diskutoi me të rinjtë dhe personelin arsimor prezent përvoja nga angazhimi i saj profesional dhe politk, si dhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë këtyre angazhimeve.
Në këtë diskutim me pyetje dhe komente morën pjesë edhe nxënesit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës në këtë diskutim, për të cilat pasuan përgjigjet nga ish Presidentja Jahjaga dhe pjesëmarrësit tjerë.
Pjesë të diskutimit ishin edhe nikoqiri, drejtori i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Liridon Mulliqi, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Isak Ejupi, përfaqësues nga KFOR-i, zyra ne Podujevë dhe mysafirë të tjerë.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një cikli diskutimesh me nxënës në lidhje me barazinë gjinore, të filluar nga ish Presidentja Jahjaga. Ndërsa, organzimi i këtij aktiviteti është bërë duke respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse të përcaktuara nga institucionet shëndetësore./Llapi.info