Ish-Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burgim, pasi u gjet fajtore për shpërdorim të pushtetit.
Vendimi i transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe paraqet kulminacionin e skandalit që ka tronditur Korenë e Jugut, duke shkaktuar zemërim kundër elitave politike dhe biznesore.
Park është përballur me një varg akuzash për korrupsion.
Ajo nuk ka qenë në gjykatë të premten, kur është shpallur vendimi.
Park i ka bojkotuar edhe seancat dëgjimore dhe ka akuzuar gjykatat për njëanshmëri.
Ajo, po ashtu, ka mohuar çdo keqbërje.
Vendimi i autoriteteve për ta transmetuar verdiktin drejtpërdrejt në televizion është i pashembullt, por ato janë thirrur në interesimin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë rast.