Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit, Selim Haziri – Bekria, përmes një shkrimi ka kritikuar ashpër personat që sipas tij kanë përfituar në emër të luftës, shkruan Llapi.info.
Madje, ai i quan ‘matrapazë’ që e kanë sjellur luftën poshtë me veprimet e tyre të pasluftës.
”Bekria” shkon edhe më tutje, duke thënë se do të dëshironte të ishte me Zahirin, Ademin, Ilirin, Hakifin, Luanin, Adrianin e shumë të tjerë. Mos t’i kisha pa se kush po flet në emër tuajin.
Shkrimi i plotë;
Sa do të isha i lumtur të isha me juve, me Zahirin, Ademin, Ilirin, Hakifin, Luanin, Adrianin e shumë të tjerë. Mos t’i kisha pa se kush po flet në emër tuajin.
Ju bashkëluftëtarët e mi, ju komandantët e lavdishëm të UÇK-së, luftën e kanë sjellë shumë poshtë profiterët, injorantët e matrapazët e luftës e të paqes, këtë luftë të shenjtë që e nisëm së bashku.
Dikur ishim një grush ushtarësh por dukeshim si Luana ndaj armikut, e ishim të respektuar nga populli. Ndërsa sot po skuqem që nuk po kam mundësi ta mbroj të vërtetën dhe gjurmët që i keni lënë në UÇK. Nuk po mundem ndaj këtyre që e poshtërsuan të vërtetën e UÇK.
Më fal edhe ti Donika e ju të gjithë që ja dëshironi të mirën Kosovës, e më së shumti më falni ju invalidë e dëshmorë të UÇK që nuk po mund t’ua mbrojmë gjakun e derdhur dhe gjymtyrët e humbura nga profiterët dhe ata që dëshirojnë me çdo kush ta pengojnë shtetin e së drejtës dhe zhvillumin e Kosovës.
I gjalli i vdekur mbi këtë tokë,
Selim Haziri – BEKRIA