Ish-ushtari i UÇK-së Agim Gashi, që njëherësh ushtronte edhe detyrën e imamit në xhaminë e Llapashticës, ka rrëfyer në emisionin “Kandili” në tëvë1 momente prekëse gjatë betejave në rajonin e Llapit.

Ai tregon se si duke përgatitur një kufomë të njërit nga dëshmorët e rënë në Betejën e Kaçandollit, në gjoksin e tij kishte një bukë e cila ishte mbuluar me gjak.

Ky moment thotë se e preku shumë, por ishte babai i dëshmorit që i dha forcë dhe kurajë për të vazhduar misionin deri në përfundim të luftës.