Shkruan; Gëzim Hasani – ish-ushtar i UÇK-së, tani FSK-së;
Ditëve të fundit u fol shumë për ushqimin e FSK-së për mendimin tim një gabim shumë i madh edhe nga qeveria edhe nga opozita dhe të gjitha partitë politike. Deri kur na duhet të vetëdijësohemi si popull pse duhet t’i tregojmë armikut se ushtria jonë nik ka bukë, nuk ka çizme. Na veç sa e kemi formuar ushtrinë, duhet të kem shumë kujdes dhe për mendimin tim çdo sen në ushtri duhet të jetë konfidenciale, mos t’i tregojmë të tjerëve sepse jemi duke e dëmtuar vetvetën tonë. Jemi duke e dëmtuar shtetin dhe ushtrinë tonë. Mos ta humbim këtë mund që kemi ardhur deri këtu, sepse gjithçka është arritur me sakrificë. Andaj keni kujdes të madh dhe ruane ushtrinë tonë.