Sot është mbajtur konferenca “Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut – Kufijtë dhe sfidat”, e organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Në këtë konferencë pjesëmarrës ishte edhe ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ministri Ismaili tha se profesionistët shëndetësorë duhet të ofrojnë shërbime të sigurta, duke mos rrezikuar integritetin e tyre profesional ose duke mbështetur praktika që shkelin të drejtat e njeriut. Sipas tij, këto parime ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha mjek-pacient, rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor.
“Gjatë punës së tyre, profesionistët shëndetësorë duhet të ofrojnë shërbime të sigurta, duke mos rrezikuar integritetin e tyre profesional ose duke mbështetur praktika që shkelin të drejtat e njeriut”, tha Ismaili duke shtuar, “Këto parime ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha mjek-pacient, rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor.
Këtë e theksova sot në konferencën “Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut – Kufijtë dhe sfidat”, ku mora pjesë së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri”.
Në fund, ministri Ismaili tha se do të angazhohet që të përgatis një kornizë ligjore e cila do të definojë kufijtë e përgjegjësisë së profesionistëve shëndetësorë.