Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se tashmë në QKUK do të vendoset aparati për angiografi. Ky projekt kishte ngecur për vite me radhë.
Por tash pritja ka përfunduar.
“Sot e vizitova hapësiren ku do të vendoset aparati për angiografi, projekt që do të përfundoj shumë shpejt. Për vite me radhë ky projekt kishte ngecur, dhe pajisja e blerë ende nuk ka ardhur në Kosovë. Me zgjidhjen e këtij problemi do t`i kursejmë miliona euro për pacientët tanë dhe do të ofrojmë shërbime në çdo kohë, 24/7. Ky aparat do të mundësoj ofrimin e shërbimeve për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. Po e bëjmë edhe një hap para për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarët tanë. Të gjitha punët do të përfundojnë shumë shpejt dhe kjo paijsje do të vihet në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Ismaili.