Ka përfunduar ndeshja në mes të ekipit të Istogut dhe ekipit të Llapit me rezultat 2:0 në favor të Istogut, njofton Llapi.info.

Golat për Istogun i shënuan Selim Bajramaj i cili shënoi në minutën e 17-të, ndërsa Argon Bruqi në minutën e 81 e thelloi edhe më shumë epërsinë ndaj Llapit.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës./Llapi.info