Anëtari i Komisionit Shtetëror për shënjimin e Vijës Kufitare, Florim Isufi thotë se sot ka parë prezencë të policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar, në fshatin Makoc të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, duke treguar se këtë gjë e ka para pak çastesh, ai shton se aty ishte i ndalur edhe një autobus në të cilin kishte një flamur të shtetit serb, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i tij:
Të nderuar miq
Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje. Tepër shqetësuese.
F.I.